Lëvizjet kombëtare ilegale të shqiptarëve në Kosovë u krijuan pas Luftës së Dytë Botërore dhe vepruan deri në themelimin e pluralizmit politik në Republikën Socialiste Federative të Jugosllavisë (RSFJ) në vitin 1990. Deri në vitin 1966, këto grupe të ilegale ishin kryesisht të orientuara drejt së djathtës dhe bënin thirrje direkte për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë. Megjithatë, porsa marrëdhenja në mes Shqipërisë dhe RSFJ-së përmisuan , dhe në dritën e rrethanave të reja politike në RSFJ – siç janë braktisja e kritereve kombëtare për ndarjen territoriale dhe administrative të vendit - grupet ilegale bëhen gjithnjë e më të majta. Mbështetja për marksizmin, leninizmin dhe ‘Enverizmin’ mund të gjendet pothuajse në çdo emër dhe program politik të këtyre organizatave. Përmes kësaj periudhe, programet politike të këtyre grupeve ndryshuan nga thirrjet për unifikim me Shqipërinë në bashkimin e territoreve të banuara me shqiptarë brenda një republike të vetme të RSFJ-së deri në themelimin e Republikës së Kosovës. Kjo tregon se pa marrë parasysh se cilën ideologji politike ata kishin prirjen të ndiqnin, këto kërkesa kombëtare ishin shtylla të çdo programi politik. Megjithatë, këto grupe disi arritën të bashkojnë dy koncepte të kundërta: marksizëm-leninizëm dhe nacionalizëm. Keçmezi-Basha thekson në studime të shumta që tregojnë këto vështirësi për këto grupe gjatë periudhës së grupeve të paligjshme shqiptare në Kosovë (1945-1990). Shumë organizata nacionaliste shqiptare u krijuan edhe pse numri i tyre i saktë është i panjohur. Megjithatë, lëvizjet më të fuqishmit janë: Lëvizja Nacional Demokratike Shqiptare, Besa Kombëtare , Organizata nr.2, Organizata Marxiste-Leniniste e Kosovës, Lidhja Nacional Çlirimtare e Kosovës, Partia Marksiste Leniniste e Kosovës, Këto grupe ishin të përbërë nga një numër i madh individësh nga të gjithë klasat e reja intelektuale nacionaliste shqiptare të cilët synonin një Shqipëri të bashkuar dhe demokratike.
Keçmezi-Basha filloi mbledhjen e materialeve në vitet 1980, kur publikimi dhe shpërndarja nga këto organizata ilegale ishte ende e ndaluar dhe si e tillë ishte e vështirë të gjendej në arkiva ose në biblioteka. Materialet janë mbldhur nga intervistat siç shpjegon Keçmezi –Basha me qindra individë, duke përfshirë të burgosurit politikë dhe aktivistët. Keçmezi-Basha mbajti këto intervista të shkruara dhe të regjistruara të fshehura në çanta plastike nëntokë. Disa materiale përfshijnë dosjet e të burgosurve politikë nga procedurat gjyqësore siç janë dëshmi për aktivitete të ilegale. Këto materiale janë redaktuar dhe botuar nga Keçmezi-Basha.
Kishte një numër të madh personash të burgosur për të vepruar ose mbështetur grupe illegal.l Sipas Keçmezi-Basha , derisa shqiptarët përbënin pothuajse 12% të popullsisë së përgjithshme të Jugosllavisë, ata përbënin 90% të numrit të përgjithshëm të të burgosurve politikë. Është ditur se se vetëm në Kosovë në vitin 1945 më shumë se 2086 njerëz u dënuan me një total prej 14,810 vjet burg. Keçmezi-Basha është e vendosur se midis viteve 1956 dhe 1980, 901 persona u burgosën dhe u dënuan me 6,397 vjet burg. Pas demonstratave të vitit 1981, 3,348 shqiptarë u dënuan me 25,003 vjet burg. Sipas Keçmezi-Basha, dënimi mesatar ishte 7 vjet dhe 1 muaj (Të burgosurit politikë shqiptarë në Kosovë 1945-1990, Shkup-Prishtinë-Tiranë, 2010).
Ajo që e bën këtë koleksion të veçantë është vitet e shumta të hulumtimit të Keçmezi-Bashës, si dhe fakti se shumica e këtyre materialeve nuk mund të gjenden në arkiva, biblioteka publike apo në ndonjë dokument tjetër publik. Keçmezi-Basha shpjegon se gjatë karrierës së saj ka botuar rreth 150 artikuj, dokumente, libra dhe prezantime në këtë temë për audienca të ndryshme. Disa nga materialet (artikujt e gazetave, intervistat, etj.) janë të qasshëm në internet, ndërsa pjesa tjetër (libra, artikuj, etj.) mund të gjenden në librari ose në revista online. Puna e Keçmezi-Bashës kryesisht është botuar në gjuhën shqipe.