PROJEKTI

Rreth Nesh [Përmbledhje]

Ne jemi një rrjet akademik ndërkombëtar i interesuar në zhvillimet e kundërshtimeve kulturore nën periudhën socialiste ne Evropën lindore.

Ne mendojmë se kultura në Evropën Lindore para vitit 1989 nënkupton më shumë se realizmin socialist dhe propagandën monotone ne llojin e saj: në kohë te caktuara dhe vende alternative, shfaqjet  kulturore dukeshin qe lulëzonin, pavarësisht kontrolleve te rrepta të regjimeve socialiste.

Ne merremi me  hulumtime qe pasqyrojnë ngjyrat dhe gjallërinë e kundërshtimeve trashëgimore kulturore në vendet ish-socialiste të Evropës Lindore, gjithashtu eksplorimin dhe krahasimin koleksionues në pjesën e kundërshtimeve kulturore.

Ne tregojmë histori mbi  zhvillimin e risive jo-konformiste, lëvizjeve fetare anti-themeluese, iniciativat qytetare për arsimin dhe publikimin jozyrtar, lëvizjet disidente, grupet e punk dhe rok, mënyra alternative të jetës, madje edhe praktikat te reja shpirtërore, dhe shumë më tepër.

Ne krijojmë bazën e parë të te dhënave dixhitale të dy statuteveve private, si atë online dhe  atë offline private  dhe njëkohësisht statusin publik në Evropë, të cilat dëshmojnë për mbijetesën e formave të ndryshme si dhe kundërshtimet kulturore në vendet ish-socialiste.

Ne tregojmë se si këto koleksione punojnë, çfarë funksioni kane dhe si kane shërbyer ne shoqërinë e tyre respektive socialiste, gjithashtu dhe si ata përfaqësojnë pasuritë dhe gjetjet e tyre në publikun kombëtar dhe ndërkombëtar.

Ne do të njohim format e kundërshtimeve kulturore gjatë regjimit komunist dhe se si ata janë ruajtur  si pjesë e trashëgimisë sonë të përbashkët evropiane!

Ne duam rikthimin gjallërues te kundërshtimeve kulturore.

Bashkoju regjistrit COURAGE! – Paraqite koleksionin tënd >> Kontakti

COURAGE (“Cultural Opposition – Understanding the CultuRal HeritAGE of Dissent in the Former Socialist Countries”/Kundërshtimet kulturore- Për te kuptuar mospërputhjet e trashëgimisë kulturore ne vendet ish-socialiste) është një projekt 3-vjecar i themeluar nga  “Horizon 2020” dhe Programi për Marrëveshjen Evropiane  për kërkime shkencore dhe risi.

 

Informacione bazë

COURAGE

Kundërshtimet kulturore- Për te kuptuar mospërputhjet e trashëgimisë kulturore ne vendet ish-socialiste.

Marrëveshja hyrëse Nr.: 692919

Faqja kryesore e projektit: http://cultural-opposition.eu/

Data e fillimit te veprimit : 1 shkurt 2016

Data e përfundimit të veprimit: 31 janar 2019

Numri i bashkëpunëtoreve: 12

Shpenzimet  te cilat janë vlerësuar dhe pranuar (EUR): 2 484 917.50

Tema: Mospërputhjet kulturore në vendet ish-socialiste

Lloji i veprimit: Veprimi kërkues shkencor dhe ai i risive.

Kërko: H2020-REFLECTIVE-2014-2015/H2020-REFLECTIVE-SOCIETY-2015

https://ec.europa.eu/research/participants/portal/desktop/en/opportunities/h2020/topics/440-reflective-4-2015.html

Financimet për ketë projekt janë marre nga programi evropian  për hulumtime dhe risi “Horizon 2020” ne baze te marrëveshjes NR. 692919

Objektivat

COURAGE do të përmbledhë te dhëna kuptimplota online ( ne regjistrin dixhital) duke u bazuar ne koleksionet ekzistuese, te cilat shtrihen përgjatë historisë  dhe formave mospërputhjes kulturore në vendet ish-socialiste. Qëllimi i kësaj është, për t’i bërë ato më të arritshme për interesin publik.

Këto koleksione do te analizohen ne mënyre te gjere duke iu referuar përmbajtjes sociale, politikë dhe kulturore. Qëllimi i përgjithshëm i kësaj analize është lejimi i një shtrirjeje me te zgjeruar dhe rritja e ndikimit te koleksioneve, duke vlerësuar origjinën historike dhe trashëgiminë e formave të ndryshme të mospërputhjeve kulturore.

COURAGE eksploron

  1. lindjen dhe zhvillimin e koleksioneve private dhe publike mbi lëvizjet me pikëpamje te ndryshme kulturore në vendet ish-socialiste të Evropës duke i konsideruar ato si te veçanta dhe duke mare parasysh kalimin e tyre nga mospërputhjet e ndryshme ne një forme normale si dhe kalimin nga hyrja private ne atë publike.
  2. rolet politike dhe sociale dhe përdorimet e koleksioneve para dhe qe prej vitit 1989, dhe përpjekjet që janë bërë nga qeveritë kombëtare për të ruajtur, mirëmbajtur dhe shumuar ato.
  3. rolin e të mërguarve në përkrahjen, ruajtjen dhe shpërndarjen e këtyre koleksioneve përtej Perdes së Hekurt duke i kthyer ato ne shtëpi si  dhe përdorimet e koleksioneve që janë krijuar nga bashkësia mërgimtare;
  4. kulturën materiale e cila përfaqësohet nga këto dokumente, sende dhe pamje audio-vizuale: çfarë ishte dhe nuk është konsideruar si e denjë për mbledhjen dhe ruajtjen e tyre si dhe çfarë sendesh janë konsideruar të rëndësishme për tu trajtuar si burime të mundshme historike apo gërmadha dhe çfarë objekte janë lënë jashtë ose janë fshire?;
  5. organizimin dhe renditjen e koleksioneve si ato janë të përfaqësuara, veçanërisht përmbledhjen e te dhënave dhe sistemi referues.
  6. Sfondin e jetës sociale dhe zhvillimin e stafit i cili punon për përmbledhjen e këtyre koleksioneve;
  7. sociologjinë institucionale dhe përfaqësuesit e tyre duke iu referuar marrëveshjes ligjore, te dhënave financiare, pronësisë dhe menaxhimit, përbërjes sociale dhe kulturore të publikut të tyre, e cila përdoret për koleksionet qe janë vene ne dispozicion te hulumtimit te studimeve dhe kulturës historike.
  8. ndërlidhjet dhe kapacitetin bashkëpunues të llojeve të ndryshme të koleksioneve: cilat janë format e mundshme ekzistuese për bashkëpunimin dhe prezantimin publik, dhe si mund të kontribuojmë ne në zhvillimin e strategjive me qellim bashkëpunimin tone për koleksionet.

Bashkëpunëtoret

MTA BTK– Research Centre for the Humanities, Hungarian Academy of Sciences

IFIS PAN – Institute of Philosophy and Sociology, Polish Academy of Sciences

TCD – Trinity College Dublin

IOS Regensburg – Institute for East and Southeast European Studies, University of Regensburg

MTA TK – Centre for Social Sciences, Hungarian Academy of Sciences

LII – Lithuanian Institute of History

CUNI – Charles University in Prague

UB – University of Bucharest

HIP – Croatian Institute of History

Comenius University in Bratislava

The University of Oxford

MTA SZTAKI – Institute for Computer Science and Control

 

Takimet [Everiment]

Aktivitetet

COURAGE do të zhvillojë një numër te madh te ri ne aktivitete.

Ne krijojmë një bazë të dhënash online në internet

Ne nisim një portal web për të rritur kapacitetet bashkëpunuese te koleksioneve

Ne gjenerojmë materiale mësimore ne internet

Ne publikojmë një manual

Ne kujdesemi për ekspozitat

Ne organizojmë festivale të filmit

Ne trajnojmë pjesëmarrësit ne ketë projekt, ekspertët dhe studiuesit, se si ta përdorin dhe ti bashkohen këtij projekti.

Koleksione [Regjistri]

COURAGE do të thotë regjistër.

Baza e të dhënave online e koleksioneve (regjistri) do të sigurojë një bollëk me informacione te dobishme për koleksionet te cilat janë një pjese emocionuese si dhe një thesar për mospërputhjet kulturore. Kjo ka për qellim  ndërtimin e një  rrjeti studiues dhe hulumtues.

COURAGE  krijon një regjistër koleksionesh i cili  lidh forma te ndryshme të mospërputhjeve kulturore në një zonë të gjerë gjeografike, duke I bere pjese te saj të gjitha shtetet anëtare te bashkimit evropian si dhe përfshirjen e shteteve te ish bllokut socialist te cilat kane potencial te behën pjese e saj. Ne bëjmë përshkrime të standardizuara të koleksioneve dhe mjeteve që e bëjnë regjistrin te lehtë të përdorshëm dhe të kërkueshëm. Aspekti më I ri I arritjes sonë qëndron në përfshirjen e saj të praktikave shoqërore dhe kulturore të krijuara nga koleksionet te cilat përforcojnë besimin e arkivave te cilat shërbejnë si një depo e së kaluarës.

Kështu, projekti shkon përtej një krijimi te thjeshtë të një regjistri me koleksione te mospërputhjeve kulturore. Për me tej ajo do te mbarte një kuptim te dobishëm I cili tregon për  punën me koleksionet. Këto i shërbejnë shoqërive përkatëse  dhe kane për synim  përfaqësimin e  pronave  dhe gjetjet e tyre në publik kombëtar dhe ndërkombëtar. Qëllimi i përgjithshëm i kësaj analize është të zgjerojë shtrirjen dhe te rrisë ndikimin e këtyre koleksioneve duke vlerësuar origjinën historike dhe trashëgiminë e formave të ndryshme të mospërputhjes  kulturore.

A mendoni se një koleksion tërheqës mungon nga regjistri?

BASHKOJU regjistrit COURAGE!

 

 

Ekspozitë

Strategjitë

COURAGE do të thotë politikë e re.

Dokumentet baze kane për qellim te ndihmojnë  vendimmarrësit dhe financuesit të njohin ndikimin shoqëror si dhe përdorimin e koleksioneve të mospërputhjes kulturore, po ashtu edhe do të krijojnë një forum për ta, ne mënyre qe te kenë mundësi për të diskutuar projektet me interes të përbashkët.

Raportet e vendeve për aktoret strategjik do te na bëjnë te mundur te na shpjegojnë rreth krijimit te koncepteve dhe institucioneve te cilat mbajnë ne ngarkim këto koleksione. Ato do te na tregojnë gjithashtu, se si ata kanë evoluar që nga periudha socialiste në ditët e sotme. Shpresat dhe strategjitë e aktoreve kryesor do te paraqesin ndryshime rrënjësore duke iu referuar përmbajtjes politike, ligjore, financiare si dhe kushteve kulturore te koleksioneve.

COURAGE do të përgatisë një sere rekomandimesh për hartuesit e politikave që adresojnë pyetje të rëndësishme te cilat kanë të bëjnë me të ardhmen e koleksioneve. Përdorimet e mundshme te pasurisë për mospërputhje kulturore do te na sugjerojnë  ne veçanti krijimin e një ekspozite ne Shtëpinë Historike Evropiane.

 

Hulumtimi

COURAGE do të thotë hulumtim.

Aktivitetet hulumtuese do të sjellin ekspertët me te lartë të mospërputhjes ish-kulturore së bashku për të prodhuar një cilësi të lartë dhe njohuri të rëndësishme në formën e një risije, duke beret e mundur krijimin e një manuali te pasur ne detaje.

Qëllimi i manualit është që të krijojë, për studiuesit dhe mbajtësit e koleksioneve, një sërë analizash te cilat krahasojnë lindjen, përfshirjen institucionale dhe përdorimet shoqërore të koleksioneve te cilat kane te bëjnë me mospërputhje  kulturore në vendet ish-socialiste.

Edukimi [Kurrikulum]

COURAGE do të thotë edukim.

Materiali arsimor online ne internet do të sjellë në dritë jetën e fshehur dhe më pak të njohur kulturore të vendeve ish-socialiste dhe do të lehtësojë mësimdhënien dhe të mësuarit në lidhje me atë periudhë.

COURAGE do të vendose material mësimore ne internet (një Kurrikulum) për studentët dhe mësuesit që mund të përdoret efektivisht në kontekste të ndryshme. COURAGE do të lidhë lëvizjet kundërshtare duke vene ne pah vlerat dhe historitë  personale te klasave te ndryshme.  Kjo do ti mundesoje familjeve dhe grupeve shoqerore bashkekohesine.

 

Trajnimi

COURAGE do të thotë te dish se si.

Ditët e trajnimit do të ofrojnë mundësi për lidhje te reja dhe zhvillimet midis mbajtësve të koleksioneve, ekspertëve dhe studiuesve; ditët e trajnimit do t’u japë atyre mundësinë për të mësuar në lidhje me përdorimet e regjistrit COURAGE.

Ky trajnim do të ofrojë

  • informacione dhe këshilla se sit e përdorin regjistrin Courage.
  • se si të përdorin koleksionet në një mënyrë më efektive për qëllime pedagogjike,
  • se si aktorët e koleksioneve mund të përfaqësojnë koleksionet e tyre në mënyrë më efektive me ndihmën e fondeve kulturore dhe shkencore ndërkombëtare dhe kombëtare dhe nëpërmjet ekspozitave ndërkombëtare.

 

Festivali i Filmit

COURAGE do të thotë kujdes.

Festivalet dokumentare do të jene everimente në të cilën përvojat vizuale do te lidhin kulturën bashkëkohore me te re së bashku me ekspertët dhe ish-disidentët. Ne inkurajojmë brezat e rinj për t’u kujdesur për të kaluarën, dhe për të kenë parasysh çështjen e mospërputhjes kulturore.

COURAGE do të organizojë një seri  festivalesh me tematike filmin dokumentar duke lidhur tryezat të rrumbullakëta për mospërputhjen  kulturore në vendet ish-socialiste. Këto festivale dokumentare do të mbahen në Budapest, Varshavë, Pragë dhe Bukuresht. Festivalet do të promovojnë koleksionet e mospërputhjeve kulturore duke përfshirë edhe folësit të cilët do të ftohen për të komentuar mbi pronat e tyre dhe sa ata  kanë të bëjnë me temat e filmave.

 

Bashkëpunëtoret

Media

Lajme

COURAGE presented in Brussels at the conference Understanding Europe – Promoting the European Public and Cultural Space

2016.10.12. 14:25

17 October 2016, Brussels The conference Understanding Europe – Promoting the European Public and Cultural Space addresses the key issues […]

lexo më shumë »»

Grupet e synuara

Grupi kryesor i synuar COURGAE është stafi profesional dhe palët e interesuara te koleksioneve [links to boxes: 2.1 Collections; 2.3 Policy; 2.6 Training days]. COURAGE do të forcojë pozitën e tyre duke lehtësuar qasjen e koleksioneve  për publikun e gjerë kombëtar dhe ndërkombëtar. Grupi i dytë i synuar është komuniteti global i akademikëve dhe mësuesve [links to boxes: 2.1 Collections; 2.3 Policy; 2.4 Research]. Për ta, baza e të dhënave në internet do të shërbejë edhe si një mjet mësimore dhe si një portë për kërkime të mëtejshme shkencore. Grupi i tretë përfshin politike bërësit [links to boxes: 2.1 Collections; 2.3 Policy] në nivel lokal dhe kombëtar, si Komisionin Evropian dhe institucione të tjera evropiane. COURAGE do të krijoje një sërë rekomandimesh të politikave duke iu referuar përdorimit te koleksioneve për kërkime dhe edukim. Grupi i katërt i synuar është brezi i ri (klasat e shkollave, studentët, profesionistët e rinj) [links to boxes: 2.2 Exhibition; 2.5 Education; 2.7 Film festival]. Nëpërmjet mjeteve tërheqëse audio-vizuale, aktivitete ndërakteve dhe mediat bashkëkohore sociale, COURAGE do të shndërroje vlerat dhe trashëgiminë e mospërputhjes kulturore ne një eksperiencë personale për këto grupe.

 

Kontakt