Fotoja e Hydajet Hyseni duke iu drejtuar masave të protestuesve dhe disa nga informacionet e paraqitura në këtë artikull janë nga fondi arkivor.
Hydajet Hyseni ishte një nga organizatorët e demonstratave studentore të vitit 1981, ish-i burgosur politikë, si dhe një themelues dhe personalitet i famshëm në grupin ilegal të njohur si "Grupi Revolucionar". Në vitin 2017, pas tridhjetë e gjashtë vjetësh, zoti Hyseni dha detaje shtesë lidhur me fjalimin e tij dhe parullat e studentëve gjatë demonstratave të vitit 1981 në një intervistë dhënë në portalin online “Telegrafi”.
Në vitin 1981, për shkak të mungesës së skenës apo edhe të lokacionit specifik për protestë, Hyseni iu kishte drejtuar masave të studentëve nga një pemë. Në këtë intervistë, z. Hyseni përshkruan se si disa prej parrullave të demonstratave të vitit 1981 nuk ishin planifikuar domosdoshmërisht nga organizatorët. Por ai pohon se parullat kryesore në mënyrë spontane kanë dalë nga vetë protestuesit, për shembull: "Vetëvendosja, Kushtetuta me Paqe ose me Luftën", "Ne jemi shqiptarë, jo Jugosllav etj.
Në këtë intervistë, Hyseni shpjegon se si në thelb, kërkesat e studentëve ishin patriotike, por jo me urrejtje për të tjerët. Ai konsideron se demonstratat dhe parullat e vitit 1981 nuk kanë patur për qëllim të marrin lirinë e të tjerëve, por përmes këtyre lëvizjeve studentët kërkuan të drejta të barabarta për të gjitha kombësitë që jetojnë në Kosovë / RSFJ.