Më 18 gusht 1968, gazeta Rilindja botoi një artikull në faqen e parë që lexonte "Jo Vetëvendosje - Jo Barazi", duke iu referuar diskutimeve të disa liderëve politikë komunistë në Gjakovë. Kjo konsiderohet si një deklaratë që fuqizoi studentët shqiptarë në Prishtinë, të cilët themeluan "Komitetin e Studentëve", që më vonë shërbeu si organi kryesor për organizimin e demonstratave studentore të vitit 1968. Derisa kërkesat e studentëve në republikat e tjera të RSFJ-së ishin kryesisht të një natyre sociale dhe u përqëndruan në një kritikë të burokratizimit të Partisë, demonstratat studentore në Kosovë nuk karakterizoheshin vetëm si të motivuara nga probleemet sociale . Për shkak të kërkesave për "vetëvendosje si dhe për Republikë", karakteri nacionalist i demonstratave studentore të vitit 1968 u konfirmua edhe nga Selatin Novosella, njëri nga organizatorët e lëvizjeve studentore të vitit 1968.