Iniciativa për Historinë Gojore të Kosovës (KOHI) është një kolektiv i hulumtuesve të brezave, kombësive dhe kompetencave të ndryshme, misioni i të cilëve është të regjistrojnë historitë jetësore që ndërthuren me historinë më të gjerë të Kosovës dhe ngjarjet botërore. Iniciativa ka lindur në verën e vitit 2012 nga një bashkëpunim në mes Rrjetit të Grave të Kosovës (Prishtinë) dhe New School for Public Engagement (NY) (Shkollës së Re për Angazhimin Publik, Nju Jork ) , kur disa gra hulumtuese dhe aktiviste nga Prishtina dhe Nju Jorku u bashkuan dhe diskutuan se si të realizojnë një ëndërr që kishim ndarë për një kohë të gjatë: shpëtimi nga harresa e zërave të njerëzve – liderëve dhe njerëzve të zakonshëm - se historitë zyrtare të ndryshueshme të Kosovës kishin dënuar amneziën. Ne dëshironim të shkonim përtej narracioneve të viktimizimit dhe të menduarit në grup. Ne ishim të interesuar shpalosjen e gjithë përvojën jetësore të individëve. Falë fondeve nga ‘The New School’, disa donatorë privatë, përkrahja e Rrjetit të Grave të Kosovës, por kryesisht punën e vullnetarëve, ne filluam të filmonim intervistat. Natyrisht, blloku i parë është bërë nga intervistat me gratë shqiptare, pjesa e të cilave në kohë lufte dhe paqeje është më shpesh e anashkaluar, nëse jo edhe të harruara. Intervistat u filmuan dhe u transkriptuan në shqip, anglisht dhe serbisht dhe u mblodhen dhe u prezentuan në këtë faqe interneti. Në vitin 2015, Iniciativa Gojore e Historisë u bë një organizatë e pavarur dhe filloi të zhvillonte tema më të gjera kërkimore.