Komiteti Qëndrorë i Lidhjës së Komunistëve të Kosovës
Lidhja e Komunistëve (LK) e Kosovës u themelua në vitin 1944, si degë krahinore e LK të Jugosllavisë. Për shkak të procesit të decentralizimit, ngjashëm me degët e tjera republikane dhe krahinore në Jugosllavi, Komiteti Qendror i LK -së së Kosovës fitoi autonomi nga udhëheqja e partisë në Beograd që nga mesi i viteve 1960. Që atëherë, Komiteti Qendror i LK të Kosovës ishte i dominuar nga kuadrot shqiptarë lokalë, të cilët avokonin për autonomi më të madhe të Kosovës brenda Jugosllavisë. Me Kushtetutën e vitit 1974, edhepse formalisht pjesë e RS të Serbisë, Kosova de facto fitoi statusin e një njësie federale. Për shkak të zhvillimeve politike në Jugosllavi, në fund të viteve 1980, LK e Serbisë nën udhëheqjen e Slobodan Milšević nisi një fushatë që synonte kufizimin e autonomisë së Kosovës. Këto veprime u kundërshtuan nga udhëheqja e Kosovës, ndërsa nën kërcënimin e ushtrisë dhe policisë, krerët e Komitetit Qendror të LK të Kosovës u detyruan të jepnin dorëheqjen.
Operational type
-
Government/State organisation
Last edited on: 2018-06-12 12:04:57