Tema e koleksionit trajton 'Demonstratat e vitit 1981 në Kosovë'. Ky koleksion përmban dokumente arkivore të shpërndara në fonde të ndryshme të Arkivit të Kosovës. Koleksioni ilustron natyrën e demonstratave që u zhvilluan në mars dhe prill të vitit 1981 dhe përgjigjet përkatëse të elitave politike dhe akademike.
Në vitet e 1980-ta shqiptarët e Kosovës u gjenden në rrethana interesante sociale, politike dhe psikologjike. Dy dilemat dogmatike diametralisht të kundërta u morën në formë: "grupe të paligjshme" – të mbështetur dukshëm nga studentët - kërkuan shpalljen e Republikës së Kosovës dhe / ose bashkimin e Kosovës me Shqipërinë. Në anën tjetër të spektrit, "të moderuarit " – ndër të tjerët , elitat politike dhe akademike – kërkonin përmirësimin e të drejtave të kosovarëve të garantuara me konceptin e politikës së "vëllazërim bashkimit “ të avokuar dhe të mbështetur në Republikën Socialiste Federative të Jugosllavisë (RSFJ ). Shtrirja përtej arsyeve akademike - kërkesa për ushqim më të mirë dhe kushte në konvikte - përfitimet e poenave politike nga angazhimet intensive të studentëve në kërkesat e tyre, shpesh herë u artikuluan në terma nacionaliste .
Demonstratat e marsit dhe prillit të vitit 1981 në Prishtinë filluan si veprime studentore për kushte më të mira jetese dhe përfunduan si lëvizje popullore për Republikën e Kosovës. Por, kërkesat politike të studentëve shqiptarë të Kosovës shërbenin si arsye të mëvonshme për reagime të ashpëra nga autoritetet. Një raport i dërguar nga autoritetet e Kosovës në Presidencën e RSFJ-së pas demonstratave specifikon nëntë të vrarë (tetë protestues dhe një polic), 75 të plagosur siç llogaritet në bazë të atyre që kërkonin ndihmë mjekësore (55 nga armë automatike), 127 policë të plagosur rëndë), një makinë policore e djegur, katër të dëmtuar nga zjarri , dhe 12 me xhama të thyer. Masat janë marrë kundër: 28 persona të akuzuar zyrtarisht nga gjykata, janë paraqitur raporte policore kundër 193 personave, 807 persona ishin arrestuar, 689 janë paralajmëruar zyrtarisht, 544 armë u konfiskuan (66 persona nuk kishin leje për armëmbajtje ) dhe 1,485 plumba të kalibrave të ndryshëm u konfiskuan.
Materialet për këtë koleksion mbahen në arkivat e Kosovës [Arkiva e Kosovës]. Këto materiale janë të shpërndara në fonde të ndryshme, ndërsa ato kryesore përfshijnë: Arkivi i Prishtinës, fondi i Komitetit Qendror të Lidhjës Komuniste të Kosovës, viti 1981.
Fondet e lartpërmendura përmbajnë artikuj që Komiteti Qendror i Lidhjes Komuniste të Kosovës dhe Gazeta 'Rilindja' i dorëzuan Arkivit të Prishtinës. Institucionet publike dorëzojnë dokumentet e tyre në Arkivat e Kosovës çdo 20 vjet.
Description of content
Ndërsa fondi "Rilindja" përmban kryesisht artikuj gazetash dhe intervista të elitave politike dhe akademike që dënojnë demonstratat, pjesa më e madhe e fondit të Komitetit Qendror të Lidhjes Komuniste të Kosovës (viti: 1981) përmban shënime, dokumente, procesverbale tëtakimeve si dhe raportet e zyrtarëve lidhur me vizitat e tyre monitoruese në lokacione / komuna të ndryshme të Kosovës. Materialet arkivore në Kosovë nuk janë të rregulluara në mënyrë të qartë dhe sistematike në mënyrë tematike apo kronologjike. Ky fakt pengon hulumtimin, por akoma mund të ketë qasje në koleksion, duke e skanuar secilën kuti një nga një, ndërkohë që disa nga kutitë mund të mos posedojnë materiale relevante për demonstrimet studentore të vitit 1981 në Kosovë.
Atdhe Hetemi (2017): Student movements in Kosova (1981): academic or nationalist? Nationalities Papers, DOI: 10.1080/00905992.2017.1371683 To link to this article: https://doi.org/10.1080/00905992.2017.1371683
Author(s) of this page
Hetemi, Atdhe
References
Archive of Prishtina, fond Central Committee of the Kosovo’s Communist League [Arkivi i Prishtinës, fodni Komiteti krahinor i lidhjes së komunistëve të Kosovës]
Archive of Prishtina, fond fond Newspaper ‘Rilindja’ [Arkivi i Prishtinës, fondi gazata ‘Rilindja’]
Atdhe Hetemi (2017): Student movements in Kosova (1981): academic or nationalist?, Nationalities Papers, DOI: 10.1080/00905992.2017.1371683
Panxha, Ruxhdi, interview by Hetemi, Atdhe, November 29, 2017. COURAGE Registry Oral History Collection